5
Së pesti: Ushqimi dhe pija e lutësit duhet të mos jenë nga fitime të paligjshme (haram), sepse kjo është një nga pengesat e praninimt të lutjes. Sipas hadithit të Ebu Hurejres, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, përmendi një njeri që udhëton gjatë, i pluhurosur dhe me flokë të shpupuritur, i cili ngre duart lart drejt qiellit dhe thotë: ‘O Zot! O Zot!’ Dhe ndërkohë ushqimi i tij është haram, pija e tij është haram, veshja e tij është haram dhe është ushqyer me haram, e si atëherë do t’i përgjigjet atij për çka lutet?!”