1
Së pari: Lutësi duhet t’i drejtohet vetëm Allahut të Lartësuar me lutje dhe askujt tjetër, dhe duhet të jetë plotësisht i bindur se vetëm Allahu mund t’i përgjigjet lutjes së tij. Kështu që lutja i drejtohet vetëm Allahut të Lartësuar dhe askujt tjetër, qoftë ai profet, njeri i devotshëm, engjëll, njeri i drejtë apo kushdo qoftë. Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Andaj, lutjuni Allahut me adhurim të sinqertë për Të…” (Kur’an 40:14)