12

Kushtet e mëposhtme duhen respektuar në lidhje me Rukjen:

1. Lutjet e Rukjes duhet të jenë bazuar në Kur’an dhe në Sunnnet, larg shirkit dhe risive dhe gjërave tjera të ndaluara në mënyrën e kryerjes së Rukjes apo në fjalët e saj.

2. Muslimani duhet të ketë lidhje të fortë me Allahun e Lartësuar duke u mbështetur te Ai, si edhe duhet ta dijë se Rukja është vetëm një shkak që nuk jep efekt vetëm se me lejën Allahut të Lartësuar.

3. Rukja nuk duhet bërë vetëm për provë, por duhet besuar në ndikimin e saj dhe shërimin me lejën e Allahut.

4. Të gjitha ajetet e Kur’anit janë shërim, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar: "Ne shpallim nga Kur’ani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje." (Kur’an 17:82) Megjithatë, është më parësore dhe më mirë të përdoren ajetet dhe lutjet e caktuara për Rukje.

5. Është më mirë që i sëmuri t’i bëjë Rukje vetës, sepse kjo gjë është më e dobishme për të dhe më e sinqertë në shfaqjen e nevojës së tij para Allahut të Lartësuar, si edhe prania e zemrës dhe sinqeritetit kanë ndikim pozitiv në efektin e Rukjes.

12/12