9
Lutja duhet të përmbajë madhërim dhe lavdërim për Allahun. Allahu e don atë rob që e adhuron Allahun duke e lavdëruar dhe madhëruar Atë. Është transmetuar në Dy Sahihët se i Dërguari i Allahut, sal-lallaahu alejhi we sel-lem, ka thënë: “Askush nuk e don lavdërimin për veten e tij më shumë se Allahu, e për këtë Ai e ka lavdëruar Vetveten.”