8
Është mirë që lutja të bëhet në heshtje, bazuar në fjalën ë Allahut të Lartësuar, “Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje…” (Kur’an, 7:55). Lutja në heshtje është më pranë sinqeritetit, prandaj edhe Allahu e lavdëron lutjen e Profetit Zekerija, kur thotë: “Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët.” (Kur’an, 19:3) Sipas disa imamëve të tefsirit, qëllimi i fshehjes së lutjes ishte të realizonte sinqeritetin ndaj Allahut.