7

Është mirë që lutësi të jetë këmbëngulës në lutje duke përsëritur fjalët e lutjes. Kjo bazohet në hadithin e Ibn Abasit, Allahu qoftë i kënaqur me të, rreth lutjes së të Dërguarit të Allahu, sal-lallaahu alejhi we sel-lem, për shokët e tij gjatë betejës së Bedrit, “O Zot, ma realizo atë që ma premtove, O Zot jepma atë që ma premtove.” Ai vazhdoi t’i lutej Allahut derisa i rrëshqiti rrobja nga supet. Ebu Bekri, që e shoqëronte, i tha: O Profet i Allahut, mjaft iu lute Zotit Tënd…” (Muslimi, 1763)

Gjithashtu hadithi i Ebu Hurejres, kur Profeti, sal-lallaahu alejhi we sel-lem, u lut për fisin e Dousit, duke thënë: “O Allah, udhëzoje fisin e Dousit, dhe silli ata tek unë.”

7/10