5
Lutësi duhet të mendojë mirë për Allahun e Lartësuar dhe të ketë bindje për pranimin e lutjes. Duhet të mos ngutet për pranimin e lutjes dhe të të jetë i bindur se Allahu do t’i përgjigjet lutjes së tij. Transmetohet nga Abu Hurejra se i Dërguari i Allahut, ka thënë: "(Allahu) vazhdon t'i përgjigjet lutjes së robit përderisa nuk lutet për diç që është mëkat, apo ndërprerje farefisnore dhe përderisa nuk nxitohet."
I thanë: Ç'është nxitimi?
Tha, "Thotë: jam lutur, e jam lutur, por nuk kam parë se më është përgjigjur, kështu që dëshpërohet dhe e lë lutjen".