4

Lutja të fillohet me Madhërimin e Allahut dhe salavaate mbi të Dërguarin e Allahut, sal-lall-llaahu alejhi ue sel-lem, bazuar në hadithin e Fedaale bin Ubejdit, shoku i Profetit, që transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut dëgjoi një burrë që u lut në namaz pa madhëruar dhe pa lavdëruar Allahun dhe pa dërguar salavate mbi Profetin, për të cilin i Dërguari i Allahut tha, ‘Ai u nxitua’, pastaj e thirri dhe i tha: "Kur dikish prej jush falet, të fillojë me madhërimin dhe lavdërimin e Allahut të Lartësuar, pastaj të çojë salavate mbi Profetin e pastaj të lutet për ç’ka të dojë.” Nëse dikush fillon me lavdërimin dhe madhërimin e Allahut, dhe veçanërisht me vargjet e falëmderimit që gjinden në fillim të sureve, e më pas çon salavate mbi Profetin, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, do jetë më afër përgjigjes.

4/10