1
Të lutet duke qenë në gjendje të pastër dhe të marrë abdes siç merr për Namaz, bazuar në hadithin e Ebu Musait, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, transmetuar në të dy Sahihët, dhe historia që ai përmend me xhaxhain e tij Ebu Amir, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur Ebu Amir e këshilloi Ebu Musain t’i kërkojë Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të lutet për të. Ebu Musai ashtu bëri. Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ngriti duart dhe tha: "O Zot, fale Ubejdin, Ebi Amer", derisa pashë bardhësinë e sqetullave të tij, dhe më pas tha: "O Zot, bëje atë që Ditën e Kijametit të jetë më lart se shumë prej krijesave të Tua, ose (më lart) nga njerëzit."