1

Falënderimi dhe Lavdia i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij. 

Ky libërth përmbledh lutje të ndryshme dhe Dhikër (Madhërimi i Allahut të Lartësuar, lutje nga Kur’ani, lutjet e Profetit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, lutjet e Profetit për mbrojtje, lutje për shërim me Rukje, lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes), si dhe etika e lutjes.

Ketu kam përmbledhur vetëm lutje të sakta, me qëllim që muslimani të lutet me lutje që kanë bazë të saktë në Kur’an dhe Sunetin e Profetit, lutje të cilat përmbajnë shumë dobi. Çdo lutje në këtë libërth është e transliteruar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe. Transmetimin e haditheve do a gjeni në fund të librit.

E lus Allahun e Lartmadhërishëm që ta bëjë këtë vepër të sinqertë për Të.

Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Dr. Abdullah bin Hamud Al-Fraih

1/1